TIRANË- Partia Demokratike nuk do të jetë për 10 ditë pjesë e punimeve të Kuvendit. Ky vendim, i parashikuar më parë si një nga mundësitë, është marrë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, i cili u mblodh sot për të shqyrtuar vendimin e Byrosë së Kuvendit për përjashtimin e deputetit, ish-liderit të PD-së, Sali Berisha për 10 ditë nga Kuvendi.

Ndërkohë PD nuk ka vendosur ende nëse do të bojkotojë edhe seancën plenare të së enjtes, përveç punës në komisionet parlamentare.

Berisha u përjashtua të premten për 10 ditë nga puna e Kuvendit, pasi PS e akuzoi për thirrjet e tij në sallën e parlamentit për armatosje. Sipas PS, Berisha shkeli rregulloren dhe Kushtetutën.

Pas vendimit të Byrosë, nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho tha se do të shqyrtohej në grup dhe më pas do të kishte një vendim për marrëdhënien me parlamentin.

Spaho tha se Kuvendi u hakmor pasi Berisha denoncoi Emiljano Shullazin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: