I ftuar në studion e emisionit “Real Story” “News 24”, analisti Arian Vasjari tha se opozita shqiptare ndodhet sot në një ditë të keqe. Ai nënvizoi se mbështetësit më të mëdhenj brenda PD janë ato të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Unë shikoj vetëm muzg të errët. Sot kuptova se sot Basha nuk di të marrë vendime të gabuara dhe të drejta. Basha nuk kupton as të drejtën as të gabuarën. Mendohej se një pretendent për kryeministër ka pas leikmotiv edhe në fushatën e fundit respektimin e Kushtetutës. Mua më terrorizon ideja se si do të sillej ky njeri dhe kritika ime ndaj Bashës nuk lëviz”, tha Vasjari.

Ndër të tjera analisti theksoi:

“Nëse klasën politike na imponojnë, bie sensi i sistemit ku jemi. Këtu jemi duke folur që Berisha si person nuk është thjesht non grata, tregohet që është një i korruptuar. Edhe unë si një mbështetës i Reformës në Drejtësi, do të doja që Berisha dhe gjithë këta, t’i nënshtroheshin sistemit të drejtësisë. A mund të më thotë dikush mua që sistemin në drejtësi e drejton Berisha? Jo. Lulzim Basha do të ketë ftesë nga SHBA. Basha nga viti 2013 deri më sot ka mbajtur qëndrim nga lidershipi i PD. Berisha nuk ka çfarë i merr Bashës sepse s’ka pasur ndonjëherë partinë. Mbështetësit të asaj partie janë ato të Berishës. Për opozitën shqiptare është një ditë e keqe”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: