Një ditë para protestës së paralajmëruar nesër, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur sot grupin parlamentar demokrat ku deklaroi se për çështjen “McGonigal”, kryeministri Rama e ka vendin në burg.

Sipas tij vendimi i pritshëm për disa deputetë demokratë bëhet për shkak se nesër kryeministri Rama ka vendosur të shkojë në Parlament, pas një viti mungese.

Sali Berisha: McGonigal është në burg, Edi Rama e ka vendin në burg. Akti që ka kryer Rama ndaj SHBA-ve dhe Shqipërisë, krimi i rëndë që ka kryer kundër pluralizmit politik dhe kundër sigurisë së SHBA-ve Meriton një ndëshkim ekzemplar.


Faza e parë e dërgimit të tij në banesën e armiqve të pluralizmit, është largimi i tij nga pushteti. Çdo ditë, çdo betejë ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Sot ata për turpin e tyre marrin përsipër të përjashtojnë edhe disa deputetë të tjerë tanët nga Parlamenti sepse nesër Rama pas një muaji vendos të shkojë në sallën e Parlamentit, por ka frikë dhe tmerr nga prania jonë dhe kërkon të na stërpërgjysmojë. Pasi u kthye nga Dubai ku krahas princit të kurorës, takoi edhe ortakun e vëllait të tij Armand Josifin, ka vendosur që të hyjë në Parlament. Kjo përbën një akt të shëmtuar të tij dhe të pseudomaxhorancës së tij. Parlamenti është kthyer në kohën e diktaturës staliniste.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb