Deputeti Saimir Korreshi, ka zhvilluar një komunikim për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Sekretariatit për Procedurat dhe Votimet, ku u ndal tek vendimi për përjashtimin e deputetëve të Partisë Demokratike.

Ai u shpreh se është një vendim i papërgjegjshëm duke shtuar se Parlamenti është bërë dhe se është kthyer në një tollovi.

Deputeti Korreshi akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka kapur të gjitha pushtetet në vend dhe ka për qëllim të shkatërrojë zërin opozitar.

“E njëjta histori. Këtu vazhdon po e njëjta tollovi. Kritikën më fortë nuk duan ta kenë kur të vijë kryeministri. Ata predikojnë se ka forma të tjera por janë të parë që shkelin rregulloren. Rregullorja parashikon dhe interpelancë më vete dhe Komision. Koçi i Teto Ollgës po bën luftë me shpata në Japoni, edhe këtë javë na mbetet të protestojmë me bilbila”, tha Korreshi.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb