Përjashtimi i Rusisë nga UEFA i ka dhënë Shqipërisë një bonus të rëndësishëm, me kuqezinjtë që tashmë edhe në letër i kanë shanset të sigurojnë vendin e parë në grup, ku bëjnë pjesë së bashku me Islandën dhe Izraelin, tre përfaqësuese me një nivel të njëjtë, për këtë është i bindur edhe Endri Çekiçi:

Aventura te Koniaspor – “Që në momentin që jam transferuar te Koniaspor, ndihma e Cikalleshit dhe e Bytyqit ishte shumë e madhe. Që në fillim kemi parë që do të kemi një sezon të suksesshëm. Ashtu rezultoi dolëm në vendin e tretë edhe pse donim të dytin.”

Statistikat personale – “Shifrat kanë qenë pothuajse njësoj si te Olimpija, por kampionati turk është më i fortë si nga ana fizike dhe nga kualiteti i lojtarëve duke parë emrat që aktivizohen aty. Në aspektin fizik jam përmirësuar shumë që nga transferimi im në Turqi. U bënë dy sezone edhe këtë e kam shfaqur këtë edhe në fushën e lojës.”

Kombëtarja – Për Kombëtaren, unë gjithmonë kam qenë gati. Është trajneri ai që vendosë se cili do të luajë. Në momentin që je në fushë duhet të japim 100%.”

Fitorja para dy vitesh me Islandën? – “Atë fitore duhet ta lëmë prapa. Kanë kaluar dy vite nga ai sukses. Ne jemi ekip tjetër dhe ata po ashtu, është një ndeshje e re dhe duhet të futemi nga minuta e parë të fokusuar dhe të harrojmë atë që ka kaluar.”

Vendi i parë në grup – “Përjashtimi i Rusisë na e ka bërë më të lehtë grupin. Kemi dy kundërshtar që jemi në të njëjtin nivel. Kemi lojtarë të mirë të rinj që po bëjnë ndeshje të mira me klubet e tyre dhe kemi besim. Nëse ne dalim të parët në grup na jep edhe një mundësi që na kualifikon për në Europianin e radhës. Vendi i parë duhet të jetë qëllimi ynë kryesor.”

Presioni – “Jam mësuar me presionin, çdo javë kam presion.”

Bare dhe Laçi – “Bare dhe Laçi janë dy lojtarë të rëndësishëm dhe me shumë kualitete, por në këto momente besoj edhe lojtarët që janë tani si Gjasula, Asllani, unë dhe Bajrami do të japim maksimumin.”

Pika e fortë e Shqipërisë – “Grupi dhe harmonia në grup do të jetë pika jonë më e fortë.”

Tifozët – “Tifozat gjithmonë na kanë mbështetur dhe jam i sigurt që me Izraelin do ta mbushin stadiumin si gjithmonë.”, përfundoi Endri Çekiçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: