Komisariati i policisë së Beratit ka pësuar së fundmi ndryshime në postet e shefit të krimeve dhe atij të komisariatit teksa në këto poste janë emëruar përkatësisht Ledjon Ferzaj dhe Altin Mema të cilët zëvendësuan në detyrë Ardrit Hasanbegaj dhe Sokol Lazaj të cilët u përjashtuan nga Policia e Shtetit.

Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se pas emërimit të “drejtusit të lartë” Kastriot Skënderaj në pastin e drejtorit të ri të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, dy emërime të reja kanë mbërritur sot pranë kësaj drejtorie, ndërsa pas largimit nga policia e shtetit për shkelje të rënda të 7 funksionarëve të lartë, sot janë kryer edhe zëvendësimet e dy prej tyre.

Ledjon Ferzaj, i cili u emërua në postin e shefit të Krimeve Berat prej një viti e gjysëm ka qënë specialist krimesh në këtë drejtori,ndërkohë që pas disa detyrave të rëndësishme në Policinë e Shtetit, Kryekomisari Altin Mena është emëruar Shef i Komisariatit Berat.

Me urdhrin nr.300,Drejtoria e Përgjithsme e Policisë së së Shtetit,ka urdhëruar delegimin e të gjitha kompetencave miratuese dhe urdhëruese të dy të emëruarve të rinj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: