TIRANË

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se nuk do ta lëshojnë parlamentin, pavarësisht përjashtimit për 10 ditë.
Ai tha se qytetarët tanë duhet ta dinë se çfarë intrigash të ulëta thuren ndaj deputetëve të PD në parlament.

Berisha akuzoi Alibeajn se e përdor grupi parlamentar si letër higjienike, pasi rregullorja e grupit nuk ka përjashtim.

“Ju jeni të vetëdijshëm se çfarë qëndrimesh mbahen ndaj nesh në parlament.
Qytetarët tanë duhet ta dinë se çfarë intrigash të ulëta thuren ndaj deputetëve tanë në parlament. Siç na takonte dhe siç prisnin shqiptarët dhe miqtë tanë ne kërkuam debat, firmosëm si deputetë për të zhvilluar debat për këtë aferë që ka tronditur, ka ulur në pikën më të thellë marrëdhëniet midis dy vendeve. Çfarë u bë?

Refuzuan në mënyrën antiligjore. Lexuan ato që kishin dhe votuan në mënyrë kriminale staliniste, pa asnjë bazë ligjore propozimin e Alibashës për përjashtimin nga grupi parlamentar, të cilin ai e përdor si letër higjienike se aty nuk ekziston, pa mbledhje, pa asgjë, në një kohë kur rregullorja e grupit parlamentar nuk ka përjashtim, nuk ekziston përjashtimi.

Këta sillen si banditë. Këto duhet tua bëjmë të qartë qytetarëve se ne votat e tyre kemi, besimin e tyre kemi dhe ne duhet të ngrihemi. Kjo situatë nuk mund të pranohet. Ky parlament kryen krime të rënda kushtetuese. Nuk ka parlament në që mund të sillet në këtë mënyrë ndaj deputetëve. Linda e parlamentit nuk duhet të flas, unë e kam quajtur madam Vila. 13 mln euro kushtoi bojatisja e ministrisë së saj, por doli mënjanë një vilë atje te kodra. Unë e kam denoncuar atë dhe sigurisht do denoncohet”, tha Berisha.

Sipas tij, ka një rregullore dhe për parlamentin është kushtetutë. “Ajo nuk thyhet. Përjashtoj thotë se më thotë Alibasha 4 deputetë nga parlamenti. Duhet tua themi zgjedhësve tanë. Si mund të ndodhë? Kjo ndodh vetëm në një shpellë të mafies, në parlamentin Rama-Linda dhe kurrë në një parlament serioz.
Ne nuk mund të merremi me pengun, do merremi me pengmarrësin.
Vijmë te qëllimi i fundit, çfarë ndodhi të enjten që kaloi, ne paraqitëm kërkesën për debat, gjëja më normale, na bllokuan në mënyrën me antiligjore dhe sot për të zëvendësuar këtë del interpelanca e Alibashës me patronin e tij, sepse i bashkërendojnë. Kjo është e turpshme. Ne nuk lëshojmë. Kërkojmë me urgjent debat në parlament për këtë çështje thelbësore. Me Alibashën të bëjë ç’të dojë Edi Rama, por është e turpshme ta përdorë në këtë mënyrë, ta diskreditojë në këtë mënyrë.
E gjithë çau bë, u bë për mocion me debat, tani përpiqet ta kalojë me interpelancë me Alibashën”, u shpreh kreu i PD.

Berisha paralamëroi Ramën të përgatitet.
“Ne nuk e lëshojmë parlamentin, do bëjmë betejë në parlament dhe të bindim çdo shqiptar se aty jemi të gatshëm për çdo sakrificë për të mbrojtur votën e tyre. Nuk e lëshojmë ne parlamentin, le të marrin çdo masë, le të sillen si të duan. Ne aty do mbrojmë interesat e kombit shqiptar. Ndaj dhe ta harrojnë ata se përjashtuan 5, po ju jeni të tjerë sa 15 më shumë. Të përgatitet Rama se lojërat me Alibashën, se keqpërdorimi i Lindës nuk do ia zgjidhin dot problemet atij. Ai parlament ka parë të gjithë llojet e kryetarëve, por kurrë si ajo nuk ka ekzistuar aty”, deklaroi Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb