Nga: FATMIRA NIKOLLI*TIRANE-Festivali Folklorik i Gjirokastrës do të fillojë më datë 10 maj, por në të, duket se do të mungojnë emra të njohur artistësh të folklorit shqiptar. Familja Cenko nga Gjirokastra (grupi Argjiro), Usta Josif Shukallari nga Përmeti apo familja e lahutarëve Nonaj në Lezhë janë përjashtuar nga pjesëmarrja në festival. Shkaku, është disi i paqartë, por deri më tani, dihet zyrtarisht se ata nuk janë përzgjedhur nga komisionet lokale të rretheve për në festival, anipse emrat e tyre janë të njohur në këtë lami, a më të njohurit në fushat e veta. Arsyet? Janë zgjedhur të tjerë nga zonat e tyre për të qenë pjesë e aktivitetit më të rëndësishëm tëMinistrisë së Kulturës për artistët e përjashtuar. Këshilltarja për mediat pranë ministres Mirela Kumbaro, Milena Selimi, tha dje se nuk është Ministria e Kulturës që bën përzgjedhjen e artistëve pjesëmarrës.

“Ne shohim prurjet që sjellin komisionet e ngritura në qarqe, por nuk i bëjmë ne përzgjedhjet. Nga ana tjetër, ne nuk mund të ndërhyjmë deri në përzgjedhjet e artistëve. Sigurisht, kanë ardhur disa ankesa, që janë shqyrtuar, por grupi i ekspertëve të ministrisë sheh të zgjedhurit e Shkodrës, të Gjirokastrës, e kështu me radhë, nuk hyn deri tek emrat. Shihen detajet, kostumet, paraqitja etj”. Në këtë pikë, duket se kush ka mbetur jashtë, ka mbetur jashtë, pasi përzgjedhjet ju janë lënë strukturave lokale për tu bërë, dhe këto struktura për arsye të caktuara, kanë bërë përzgjedhje që po hasin në kundërshti. “GSH” ka marrë prononcimet e tre të përjashtuarve më në zë, që mund t’i ndiqni si më poshtë.

Shkrimin e plote e gjeni sot ne Gazeta Shqiptare ne print

(a.n/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: