Tension shumë i lartë mes Iranit dhe SHBA në Botërorin e Katarit, ku dy kombëtaret janë përfshirë në Grupin B, që i sheh të dyja ende në garë për kualifikimin në 16- she dhe do të përplasen në sfidën e fundit të fazës së grupeve.

Mediat iraniane po bëjnë thirrje që SHBA të përjashtohen nga Kupa e Botës, pasi llogaria zyrtare në Tëitter e ekipit kombëtar të futbollit amerikan postoi një imazh të renditjes së grupit B të Kupës së Botës, por hoqi stemën e Republikës Islamike nga flamuri trengjyrësh. Një zgjedhje që ndezi protesta në Iran.

“Shtetet e Bashkuara shkelin statutet e FIFA-s duke publikuar një imazh të shtrembëruar të flamurit iranian. Seksioni 13 i rregullores shpjegon se duhet të dënohet me 10 ndeshje” – shkruhet në deklaratën zyrtare të iranianëve.

Capture

Nga ana e saj, federata amerikane shpjegoi se gjesti u bë për të treguar “mbështetje për gratë në Iran që luftojnë për të drejtat themelore të njeriut”, duke shtuar se ishte një nismë e vetme. Në një postim të mëvonshëm, duke iu referuar ndeshjes mes tyre, flamuri iranian ka qenë në rregull.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb