Në emisionin “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj, këtë mbrëmje u trajtua historiku i objektit xhami në  qytetin e Vlorës. Imami Arjan Ymeraj ,si dhe Ergys Alushi gazetar dhe shkrimtar rrëfyen për “Autokton” detaje që datojnë që në hershmëri.

Të dhënat arkeologjike dhe historike thuhet  se qyteti i Vlorës është nga ato qytete që kanë lindur në periudhën antike. Gjurmët e hershme të këtij qyteti datojnë që në shekullin e VI.Për herë të parë Aulona përmendet si qytet nga gjeografi Klaud Ptolomeu.Në fund të shek. IV Aulona i përkiste Perandorisë Bizantine. Por në vitin 1081 ushtritë normande të Bohemundit, zbarkuan në gjirin e qytetit duke pushtuar  Kaninën dhe  Orikun. Në vitin 1259 Vlora u pushtua nga Manfredi, mbret i Siçilisë dhe pas vitit 1272 ajo është qytetit i “Mbretësisë së Arbërisë” i themeluar nga Karli I i Anzhuninëve.Për herë të fundit kështjella që rrethonte Aulonën e vjetër përmendet në vititn 1274 në betejat e ashpra kundër anzhuninëve. Trakte të kësaj kështjelle janë zbuluar në qendrën e sotme të qytetit pranë monumentit të Pavarësisë. Në 1379-1385 sundimtarë të Vlorës ishin Balshajt dhe prej këndej, kalon nën sundimin e Komnenes. Në shek.XV Vlora përmendet si një ndër portet më të rëndësishëm të Mesdheut dhe ishte e dëgjuar për punimin e shpatave, mëndafshit, argjendit dhe për nxjerrjen e kripës. Në vitin 1417 pushtohet nga osmanët. Ne vitin 1531 Sulltan Sulejmani me gurët e Aulonës së vjetër ndërtoi Kalanë e Skelës në formë tetëkëndëshe të përshtatur për artileri. Nga pikëpamja urbanistike në këtë kohë qyteti përbëhej nga dy pjesë : Kalaja ku përveç popullsisë civile ishte vendosur edhe garnizoni ushtarak dhe administra qytetare. Me ardhjen në fuqi të Ali Pashë Tepelenës në vitin 1812 Vlora u bë qëndra ekonomike e Shqipërisë së Jugut.Vlora është një qytet që brenda vetes mbart një histori të hershme dhe të mirfilltë, që flet qartë dhe rrëfen me fanatizëm, kulturë dhe histori.

Por një nga objektet emblematik që ndodhet në qëndër të qytetit dhe në një vend , i cili rrethohet nga objekte të tjera me shumë vlerë, është edhe xhamia e plumbit e cila ndodhet në aksin rrugor Vlorë-Skele, ne zonën arkeologjike , pranë Sheshit te Flamurit.

Eshtë ndërtim i shekullit te XVI, viti 1542, është vepër e arritur e arkitekturës sonë te këtij shekulli. Xhamia e Muradies është e ndërtuar me rreshta gurësh dhe tullash qe te kujtojnë ndërtimet e kësaj kohe te arkitekt Sinanit ne Stamboll.

Myftiu Arjan Ymeraj tregon për emisionin “Autokton” historikun e ndërtimit të këtij objekti, e cila shquhet për ndërtim te mire te mureve, për punën e rregullt te kornizave, dritareve dhe portalit te hyrjes. Dikur ka pasur një portik, nga i cili sot ruhen vetëm gjurmët në murin verior dhe bazamenti me dyshemenë. Shenjë tjetër dalluese e kësaj xhamie është tamburi dymbëdhjetëfaqësh dhe xhamia është e mbuluar me kupole. Hyrja për në xhami bëhet nga ana veriore, muret e xhamisë janë te ndërtuara me gurë e tulla , dy rreshta gurësh të gdhendur qe këmbehen me dy rreshta tullash. Xhamia sot kryhen  funksionin për të cilin është ndërtuar, objekt i kultit mysliman, vend lutjesh. Por Vlora është qyteti ku arkitektura dhe pse është në përjetimin e saj të humbjes, përsëri ka objekte që kushdo që i takon për here të pare mrekullohet dhe fillon të improvizojë me skena atë çfarë ka përjetuar ky qytet dikur.Ergys Alushi,banor i qytetit të Vlorës gazetar dhe shkrimtar në profesion, na shoqëroi gjatë këtij rrugëtimi brenda lagjeve apo rrugicave të cilat rrëfejnë në heshtje historikun e këtij qyteti.Ngjarja më e rëndësishme historike për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë është Shpallja e Pavarësisë më 28 nëntor 1912, kur patrioti Ismail Qemali do të ngrinte në Vlorë flamurin kombëtar dhe do të krijonte qeverinë e përkohshme. Gjatë luftërave të shumta, Vlora ka luajtur rol vendimtar në ruajtjen e kufijve tokësorë dhe detarë.

Veçanërisht kujtohet Lufta Vlorës e vitit 1920, e cila përfaqëson një nga qëndresat më të forta të shqiptarëve kundër pushtuesve italianë. Shumë nga figurat dhanë kontribut të paçmuar dhe sot janë shembulli i një shtet formimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb