AFRIKË E JUGUT

Pieter Nortje 55 vjeç gjatë një vizite që kishte në një kopsht zoologjik në Afrikë të Jugut, tentoi që të përkëdhelë luaneshën.

Mirëpo, luanesha edhe pse në kafaz, reagoi ashpër, duke ia kafshuar dorën turistit. Të pranishmit u alarmuan, duke u përfshirë nga paniku, shkruan media britanike “Daily Mail”.

Luanesha ia kafshoi dorën turistit dhe për pak ia këputi. Gruaja e Pieter po filmonte dhe bërteti e trishtuar: “O zot, po e kafshon, po e kafshon”.

Pieter Nortje dhe bashkëshortja Ize kishin shkuar në Afrikë të Jugut për të festuar 10-vjetorin e martesës, ndërsa përvjetori për pak u kthye në tragjedi.

Burri shpëtoi vetëm me disa lëndime të lehta, pasi e tërhoqi shpejt dorën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb