Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë, Britania e Madhe u bëri thirrje qytetarëve të saj që të largohen menjëherë nga Afganistani.

“Këshillojmë të gjithë shtetasit britanikë në Afganistan të largohen tani”, shkroi Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe. Thirrja e autoriteteve britanike vjen në kohën kur talibanët po vazhdojnë ofensivën e tyre në Afganistan duke shënuar përparim në marrjen e kontrollit në disa rajone.

Së fundi militantët vendosën kontrollin në kryeqytetin krahinor të Zaranjit dhe vranë shefin e Qendrës së Informacionit dhe Medias të qeverisë në Kabul. Në Nju Jork, gjatë një seance të Këshillit të Sigurimit të OKB -së e dërguara e posaçme e OKB -së për Afganistanin, Deborah Lyons, shprehu dyshimin në lidhje me angazhimin e talibanëve për një zgjidhje politike.

Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia e quajti një “realitet të ashpër” perspektivën e një lufte civile të gjatë në Afganistan. Luftimet në Afganistan janë intensifikuar që nga 1 maji, kur Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera filluan zyrtarisht tërheqjen e forcave të tyre. Ky proces pritet të përfundojë këtë muaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: