Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, vijon të ketë probleme me shëndetin, edhe pasi arriti të mposhtë koronavirusin, pas një beteje të gjatë pozitiviteti.

Mediet fqinje raportojnë se ditët e fundit gjendja shëndetësore e Berlusconit është përkeqësuar ndjeshëm, ndaj dhe mjekët i kanë këshilluar që të mos lëvizë nga shtëpia.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati i ish-kryeministrit, Federico Cecconi, gjatë seancës së fundit gjyqësore për procesin “Ruby ter”, teksa ka deklaruar se mjekët i kanë rekomanduar “pushim absolut në shtëpi, për të mos lëvizur dhe për të mos kryer aktivitete fizike”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb