Vazhdon të jetë shqetësuese situata e Covid-19 në Greqi. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 8100 raste të reja. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe  91 pacientë, me gjithsej 17 517 të vdekur në vend.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se është rritur ndjeshëm edhe  numri i pacientëve në intubim edhe pse një pjesë e tyre janë të vaksinuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: