Është përkeqësuar situata e Covid-19 në Malin e Zi. Si rezultat autoritetet atje kanë ndaluar organizimin e festimeve të Vitit të Ri në ambient të hapur, si koncerte dhe tubime masive.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniç cila ka thënë se masat do të hyjnë në fuqi që nga 15 nëntori.

“Situata epidemiologjike nuk lejon tubime të tilla. Ju e dini që situata mund të ndryshojë, por nuk besoj se mund të ndryshojë në një kohë kaq të shkurtër që të lejohen tubime në sheshe”, tha Boroviniç.

Prandaj, do të ndalohet organizimi i festimeve të Vitit të Ri në mjedise të hapura, si koncerte, tubime masive.

“Ndalohet organizimi i dasmave në hapësira të hapura dhe të mbyllura. Puna e klubeve të natës është e ndaluar, puna e objekteve të hotelierisë është e kufizuar deri në mesnatë”, tha Borovinic.

Mali i Zi deri më tani ka pasur 151 mijë raste me virus dhe 2185 persona kanë vdekur.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: