Ministria e Shëndetësisë ka bërë kategorizimin e komunave me më shumë banorë të infektuar në Kosovë, ku në zonë të kuqe për gjatë dy javëve në vijim do të jenë 21 komuna, tri më shumë sesa herën e kaluar.

Kështu, Drenasi, Graçanica e Kllokoti kanë kaluar nga zgjyra e verdhë në të kuqen.

Sipas komunikatës për medie të publikuar nga MSH-ja, në zonën e kuqe janë 21 komuna, në zonën e verdhë janë 10 komuna, ndërsa në zonën e gjelbër janë shtatë komuna.

Deklarata e plotë:

NDRYSHIMET NË KATEGORIZIMIN E KOMUNAVE,

NGA 04.12.2020 DERI MË 11.12.2020

?Në zonën e kuqe janë 21 komuna: Prishtina, Fushë -Kosova, Graçanica, Gjakova, Zveqani, Zubin Potoku, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Lipjani, Kamenica, Drenasi, Kllokoti, Vitia, Podujeva, Peja, Vushtrri, Shtime, Ferizaj, Gjilan.

?Në zonën e verdhë janë 10 komuna: Suhareka, Shterpca, Klina, Hani i Elezit, Skënderaj, Istogu, Parteshi, Rahoveci, Prizreni dhe Ranilluga.

?Në zonën e gjelbër janë 7 komuna: Malisheva, Deçani, Novo-Berda, Kaçanik, Junik, Dragash dhe Mamushë.

Shpjegim:

Zona e kuqe: Mbi 150 të infektuar brenda javës në 100.000 banorë

(Kufizimi i lëvizjes nga ora 19:00-05:00)

Zona e verdhë: 75-150 të infektuar brenda javës në 100.000 banorë

Zona e gjelbër: Deri në 75 të infektuar brenda javës në 100. 000 banorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb