Përkeqësohet situata brenda burgut të Drenovës në Korçë për shkak të infektimeve me koronavirus. Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se ka shkuar në 3 numri i të burgosurve të infektuar, që janë transportuar me urgjencë në spitalin Infektiv në Tiranë, për të marrë mjekim të specializuar.

Burimet bëjnë me dije se rasti i fundit ishte të dielën me një të dënuar të sigurisë së zakonshme, i cili prej spitalit të Korçës u transportua me urgjencë drejt kryeqytetit.

Të tre të dënuarit kanë shfaqur probleme me oksigjenin. Mësohet se vijon karantinimi në burgun e Drenovës për disa të tjerë të prekur me Covid-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: