TIRANË

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka reaguar  për marrjen e Çmimit Nobel nga austriaku Peter Handke, i cili njihet si përkrahës i Sllobodan Millosheviçit.

Gjithashtu, ministrja Shahini thekson se ndihet e tmerruar nga ky vlerësim.

“Mohuesit të gjenocidit, përkrahësit të Slobodan Millosheviçit, Peter Handke, iu dha një çmim Nobel për letërsinë. Si viktimë e agresionit të Millosheviçit në Ballkan dhe si mbështetëse e paqes në botë, jam tmerruar nga ky vendim”-shkruan ministrja e Arsimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: