Presidenti i Republikës Ilir Meta me anë të një postimi në “Facebook” ka postuar foto nga vizita e tij në Kosovë, ku u përkujtua masakra e Recakut.

Meta tha se masakra e Recakut nuk duhet harruar, ndërsa shtoi se martirët e lirisë sollën pavarësinë e Kosovës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, me dhimbje të madhe, respekt e mirënjohje të thellë nderuam sot kujtimin e 45 civilëve të pafajshëm që humbën jetën në Masakrën e Reçakut, si dhe të gjitha viktimat e martirët e krimeve monstruoze të forcave serbe në Kosovë, simboli i një sakrifice tejet sublime të rrugëtimit të këtij shteti drejt lirisë dhe pavarësisë.

Masakra e Reçakut, nuk duhet harruar, si domosdoshmëri për të mos lejuar përsëritjen e saj në të ardhmen.

Dhe ne do t’i kujtojmë gjithmonë, jo vetëm jetët e humbura dhe sakrificat e tyre, por edhe gjithë këto të vërteta të patundura mbi të cilat ndërtohet një bashkëjetesë në paqe, e fortë dhe e qëndrueshme, në rajonin tonë.

Rroftë e ardhmja europiane e Kosovës që qëndron e patundur mbi këto sakrifica! ??????

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb