Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Haradinaj thotë qartë se më së miri dhimbjen e hebrenjve e kuptojnë shqiptarët e Kosovës që kanë përjetuar vet okupimin e egër dhe gjenocidin serb.

Ai thekson se tashmë njohja e Kosovës nga Izraeli hap dyert për avancimin e marrëdhënieve mes dy shteteve e popujve.

 

STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ

Në Ditën Ndërkombëtare në Përkujtim të Holokaustit kujtojmë vuajtjet e sakrificat e popullit hebraik. Dhembjen e tyre, e ndjejmë më së miri ne që kemi përjetuar edhe vet okupimin e egër dhe gjenocidin.

Shqiptarët hapën dyert për hebrenjtë, në kohët më të vështira të mbijetesës së tyre.

Lidhjet historike ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit hebrenj janë të veçanta. Ato do të ruhen e kultivohen edhe me tepër në të gjitha nivelet.

Njohja e Kosovës nga Izraeli, ka hapur dyert për thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve e popujve.
RH

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb