Nuk ishte e lehtë që familjarët, kolegët dhe miqtë të gjenin fjalët e duhura teksa kujtonin studenten e shkëlqyer të ekonomisë Euxhena Jorgjin, pedagogën që i kushtoi 50 vite të jetës këtij fakulteti Vjollca Karapici dhe kolegës së saj në të njëjtin departament te kontabilitetit Irena Bogdani. Jetët e pedagogeve të nderuara dhe studenten i rrëmbeu pabesisht Covid-19.

Babai i Exhenës gjeti forcën mes lotëve të natyrshëm të thoshte disa fjalë zemrë në ceremoninë përkujtimore të organizuar nga fakulteti ekonomisë në emër të vajzës e cila deri ditën e fundit të jetës mbante mbante pranë saj librin.

“Ajo ishte një vajzë që deri ditën e fundit të jetës së saj mbajti poshtë jastëkut librin, me falni kanë kaluar 6 muaj të flasësh për të është vështirë të përshkruash dashurinë që kishte ajo për ne për shokët për profesorët. Ishte në sezonin e fundit të provimeve kishte filluar punë në një OJF, por ja që pabesisht na i mori covidi na la ne një dhimbje tëhidhur…”

Ish studentët e më pas kolegët e Vjollcës dhe Irenës nuk mund të mbanin dot emocionet e forta teksa kujtonin çastet nga jeta universitare. Dekani Dhori Kule vlerësoi figurën e dy pedagogëve dhe studentes si të pazëvendësueshme.

“Prisnim që ata na në riktheheshin…covidi i mori pabesisht..ky armik është ende mes nesh në shoqëri”

Familjarë e kolegë mbollën në oborrin e fakultetit të ekonomisë tre fidanë ullinjsh për t’i kujtuar e për të patur gjithmonë pranë kujtimin e tyre.

Në ambinetet brenda fakultetit ofrohen për studentët vaksinat Astrazeneca dhe Sinovac.
Më shumë mundësi nëse Euxhenia do të ishte vaksinuar në mars të vitit të kaluar ajo sot do të ishte në jetë.

Të pyetur nga News 24, studentët e saporegjistruar në fakultetin e Exheniës refuzojnë kategorikisht vaksinën duke dhënë edhe madje “argumente” që i kanë lexuar nëpër rrjete sociale.

Rektori i universitetit të Tiranës Artan Hoxha i pranishëm në ceremoninë përkujtimore thotë se nga 1200 veta personel akademik dhe ndihmës akademik, gati 75% janë të vaksinuar, për studentët nuk ka të dhëna. I pyetur për fillimin e procesit mësimor thotës e nuk e kanë vendosur ende në auditor ose online, i përkes ministrisë se arsimit vendimi.

“Diskutimi është ende nëse do jemi në auditor ose online ose kombinim”

Duke thënë se janë njerëz të shkencës, një thirrje rektori Hoxha e ka për studentët të vaksinohen.

“Studentët dhe pedagogët në universitete publike dhe jo publike duhet t’i nënshtrohen vaksinimit me vullnetin e tyre, vaksinimi shpëton ata dhe familjet”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb