Historia e Borovës fshati ku ndodhi një nga masakrat më të renda që nazistët gjermanë kryen ndaj popullsisë civile në Shqipëri në vitet e luftës së dytë botërore, është përkujtuar në 79 vjetorin e saj. Në nderim të të rënëve në masakrën e Borovës në luftën për lirine e atdheut u organizua një aktivitet nga Bashkia e Kolonjes.

Të pranishmit në aktivitet si kryebashkiaku, prefekti i qarkut të Korcës dhe ministri i mbrojtjes shprehen dhimbje në respekt të jetëve të humbura padrejtësisht, mirënjohje per kontributin dhe luftën e popullit liridashes të Kolonjës per te fituar lirinë kundër pushtuesve.

Ne Masakren e Borovës, një nga ngjarjet më të pashembullta ne vitet e luftës së dytë botërore, ushtria gjermane vrau 107 persona civile ndër të cilët gra, fëmijë e te moshuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: