Këtë të martë në qytetin e Elbasanit nëpërmjet ekspozitës fotografike të titulluar “Kongresi i Arsimit Mbarëkombëtar Shqiptar” u  përkujtua 115-vjetori i Kongresit të Elbasanit. Ky Kongres mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme historike  i cili do të vendoste hapjen e shkollës së parë Normale që  do të përgatiste mësues për gjitha  trojet shqiptare.

Detyrë e asaj kohe dhe porosi e Kongresit ishte ruajtja me fanatizëm si edhe përçimi i Gjuhës Shqipe brez pas brezi. Sot 115 vite më pas Gjuha Shqipe ndihet e rrezikuar ndër brezat e rinj për arsye nga më të ndryshmet. Ekspozita në fjalë u bë e mundur nga Muzeu  Historik Kombëtar i cili nis një cikël aktivitetesh në të gjithë vendin për përkujtimin e datave të rëndësishme të cilat kanë bërë historinë e këtij kombi.

Kongresi i Elbasanit u mbajt në këtë qytet, jo vetëm për pozitën gjeografike të përshtatshme dhe lidhjet me të gjithë qytetet, por mbi të gjitha për kontributin që intelektualë e patriotë të asaj kohe kishin dhënë për vendin. Për shkak të këtyre ngjarjeve të rëndësishme, Elbasani mban ende me dinjitet titullin “qyteti i dijes dhe arsimit”. Kongresi vendosi të themelohej në Elbasan, një shkollë e mesme pedagogjike (Normale) shqipe me gjashtë klasa, që do të përgatiste mësues për shkollat fillore shqipe dhe do të mbahej me kontributin e të gjitha klubeve dhe shoqërive patriotike shqiptare.U vendos gjithashtu të ngrihej në Korçë shoqëria qendrore shkollore “Përparimi” e cila do të kujdesej për mbajtjen dhe administrimin e shkollës normale e cila do të punonte për hapjen e shkollave të tjera shqipe, për botimin e librave dhe teksteve shqipe. Në Kongres u kërkua që shoqëria “Përparimi” të njihej zyrtarisht prej qeverisë turke.Vendimet e Kongresit të Elbasanit i dhanë një hov të mëtejshëm lëvizjes kombëtare.

Kongresi Kombëtar i Elbasanit u mbajt në  2 shtator 1909. Ky Kongres ishte një mbledhje mbarëshqiptare, që mori vendime të rëndësishme për përhapjen e shkollave shqipe dhe të shkrimit shqip.Kongresi i Arsimit u thirr me nismën e klubit shqiptar të Selanikut dhe në të morën pjesë si delegatë 35 përfaqësues të klubeve dhe shoqërive shqiptare midis të cilëve O. Pojani, Grigor Cilka, Gj. e S. Qirjazi, Mithat Frashëri, Dervish bej Biçaku, Refik Toptani, A. Dakli, H. Ohri, Abdullah Koprëncka, Th. Papapano, N. Kaçori, S. Shuteriqi, Selman Blloshmi etj.Në  Kongresin e Elbasanit” apo “Kongresi i shkollave shqipe” morën pjesë 35 përfaqësues nga 28 klube e shoqëri patriotike, brenda e jashtë territorit shqiptar. Kongresi i Elbasanit, në rrugë demokratike zgjodhi kryetar Dervish Biçakçiun, si dhe nënkryetar Mit’hat Frashërin. Ndërsa shkronjës të Kongresit u caktuan Simon Shuteriqi dhe Josif Haxhimima.

1ed63332 6c66 4f7b 83d0 276b0b434858
1ed63332 6c66 4f7b 83d0 276b0b434858
8bab1c2d 7bad 44a9 Bb41 A5a6d8488b5c
8bab1c2d 7bad 44a9 Bb41 A5a6d8488b5c
Af38e3ec Ae64 47b5 8ae9 E49a4ebbe4bc
Af38e3ec Ae64 47b5 8ae9 E49a4ebbe4bc
98befcb4 F919 4f72 Be82 12abc2c0744b
98befcb4 F919 4f72 Be82 12abc2c0744b
0ff630e0 E924 4af1 9379 77161da0fab7
0ff630e0 E924 4af1 9379 77161da0fab7
D3e24336 62bf 4e5b 8ee9 C627f2cf7c2f
D3e24336 62bf 4e5b 8ee9 C627f2cf7c2f
Fb60ed26 9e2f 4870 Af9c B675352d65a1
Fb60ed26 9e2f 4870 Af9c B675352d65a1
77fabab4 81ac 4efe 89e5 26eb041c5526
77fabab4 81ac 4efe 89e5 26eb041c5526
7841f855 23b1 4441 930d Ac3c0309b0a2
7841f855 23b1 4441 930d Ac3c0309b0a2
612ae83c 7cbd 4ece A328 7e8c97e3afe6
612ae83c 7cbd 4ece A328 7e8c97e3afe6

 

Kongresi i Elbasanit mori një sërë vendimesh të pasqyruara në Aktin e Vendimeve të Kongresit, prej 15-të pikash si dhe miratoi dhe rregulloren e klubeve dhe shoqërive patriotike.Punimet dhe vendimet në rrafshin kombëtar të Kongresit të Elbasanit që u mbajt nga 2-9 Shtator 1909 , përbëjnë vlerë dhe kontribut në drejtim të përhapjes së arsimit, gjuhës amtare e kulturës kombëtare.Ndërkohë të pranishëm në hapjen e ekspozitës kushtuar 115 vjetorit të Kongresit të Elbasanit ishin edhe kryebashkiaku i Elbasanit , pedagogë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, mësues e studentë .

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb