Sot mbushen 5 vite nga tentativa e grushtit të shtetit që ndodhi në Turqi. Duke marrë shkas nga kjo datë, ngjarja në fjalë është përkujtuar sot në kryeqytetin shqiptar.

Ambasada turke në vendin tonë organizoi një aktivitet pranë memorialit të vendosur te Liqeni Artificial i Tiranës, ku qytetarë të shumtë vendosën lule, duke kujtuar ata që ranë në krye të detyrës për të mbrojtur vendin nga trazirat.

Ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Yörük tha se në 15 korrik, në katër anët e Turqisë u shkruajt historia e heroizmit.

“Kujtojmë sot grushtin e shtetit, ku 251 dëshmorë që humbën jetën në këtë tentativë. Terroristët e FETO janë përgjegjës. Natën e 15 korrikut në të katër anët e Turqisë u shkruajnë histori të heroizmit. Populli ynë fitoi kundër tankeve tradhtare. Populli turk e mbrojti atdheun e vetë. Turqia është e pakalueshme. Atë natë, populli është i zot i vetes. I vërtetoi gjithë botës se Turqia është e pakalueshme.”, -tha ai.

Një përpjekje për grusht shtet në Turqi, ndodhi më 15 dhe 16 korrik 2016. Grushtin e shtetit u përpoqën ta kryenin një pjesë rebele e ushtrisë turke që ishte kundër qeverisë së kryeministrit Binali Jëlldërëm dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb