Përkujtohet 2-vjetori i vrasjes së Kostandinos Katsifas, ku familjarët kanë mbajtur një ceremoni private. 35-vjeçari mbeti i vrarë më 28 tetor të vitit të 2018 gjatë një përplasje me armë me policinë shqiptare në fshatin Bularat.

Gazetarja e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Brikena Metaj nga Bularati pohoi se në përkujtimore marrin pjesë dhe përfaqësues të Omonia-s. Ndërkohë, kunati i Katsifas, Vangelis Sakellarakis, pohoi se çështja në fjalë do të shkojë në Gjykatën Europiane, ndërsa shtoi se ai e bëri këtë gjë edhe për të drejtat e shqiptarëve.

Gjatë festimeve për festën kombëtare të Greqisë, Kacifas qëlloi me armë në ajër dhe pasi pa që po afrohej patrulla e policisë, hapi zjarr dhe ndaj makinës së tyre. Pas disa orëve zjarr, policia arriti të qëllonte mbi 35-vjeçarin që rrezikoi jetët efektivëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb