Të paktën 8 persona kanë humbur jetën gjaë një përleshjeje të armatosur në Kazanistan. Ngjarja ndodhi në disa fshatra të provincës jugore të Kazakistanit, Zhambyl. Ky fakt është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm i këtij shteti, Yerlan Turgumbayev.

Turma u përlesh me policinë, duke i plagosur dy zyrtarë me armë zjarri. Dhjetëra ndërtesa dhe vetura u dëmtuan gjatë përleshjeve. Ministri Turgumbayev njoftoi se autoritetet kanë arrestuar 47 persona dhe i kanë konfiskuar dy pushkë gjuetie, shkruan “Reuters”.

Bëhet e ditur se zona ku ndodhën përleshjet është vendbanim i pjesëtarëve të komunitetit pakicë, Dungan, të cilët janë myslimanë me prejardhje kineze.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: