TIRANË 

Përplasje fizike janë shënuar tek shkolla “1 Maji” në kryëqytet.

Gazetarja Marsela Karapanço raporton për “News24” se ka pasur përplasje deri në gruishte e konfrontime fizike tek shkolla “ 1 Maji”.

Dy apo tre persona janë shoqëruar nga policia e në ambjentet e shkollës ka qenë edhe kandidatja për deputete, Orjola Pampuri.

Ndërprerja e numërimit ka qenë shkaku i përplasjes dhe më pas ka ardhur policia, në pjesën që ndahet Unaza me Uzinën. Përplasja ka qenë me karrige ose me sende rrethanore, duke degraduar konflikti fizik.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se janë konfliktuar brenda dy vëzhgues mes njëri tjetrit e më pas kane dashur të hyjnë brenda ata që ishin jashtë. Ka ndërhyrë policia dhe ka shoqëruar 8 persona. Situata është vënë nën kontroll.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb