Mediat holandeze kanë publikuar pamjet e një sherri masiv me armë dhe thika mes shqiptarëve në kafenenë “De Markt”.

Edhe pse ngjarja ka ndodhur në qershor, policia holandeze ka publikuar sëfundmi pamjet e sherrit. Nga sherri në ambientet e lokalit dy persona u plagosën në dorë dhe në krah dhe u larguan pas incidentit.

Ata u arrestuan në afërsi të kafenesë. Ndërsa një i tretë u plagos rëndë. Ai kishte një plagë me armë zjarri në fytyrë dhe një plagë me thikë në bark. Ai u arrestua të nesërmen, por u lirua më vonë.

Dy të dyshuarit janë ende të burgosur dhe akuzohen për vrasje me paramendim. Kundrejt tyre është kërkuar ndërkohë dënim prej 3 dhe 6 vite burg. Grindja lindi ndërmjet njërit prej e dyshuarve dhe të birit të viktimës. Arsyeja e grindjes është akoma e panjohur. Nga incidenti janë në dispozicion imazhe. Policia po kërkon ende autorin që ka qëlluar me armë dhe autorin që ka goditur me thikë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: