KORCE – Një 57-vjeçar është plagosur, pasditen e sotme në Korçë, pasi u qëllua me thikë nga shoku i tij. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 në lagjen 18 në Korçë, ku dy shoket u përleshën me thika, për shkaqe ende të panjohura.

Mësohet se i plagosuri, Mondi Shora u dërgua menjëherë në spital, prej ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka arrestuar autorin e plagosjes, Skënder Shahinasi 58 vjeç.

Sipas fqinjëve, dy personat që u konfliktuan kanë qenë shokë me njëri-tjetrin dhe njiheshin si persona të qetë.
Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e ngjarjes, ndërsa dyshohet se autori ka qenë nën efektin e alkoolit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: