Një përleshje masive me thika mes azilantëve ka ndodhur në ishullin grek të Lesbos, në Greqi.

Si pasojë, një i ri afrikan humbi jetën, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur, raportojnë mediat e huaja. Përleshja ndodhi mes një grupi nga Afrika e një nga Afganistani.

Më pas ka ndërhyrë policia për të qetësuar situatën. Forcat policore greke thanë se dhuna nisi pas konfliktit për vjedhjen e një celulari.

Kampi i Morias, ku ndodhi ngjarja në Lesbos, u ngrit për të pritur 2800 emigrantë, mirëpo aty aktualisht po qëndrojnë mbi 17 mijë të huaj.

Këtë vit, në këtë kamp dhuna është rritur ndjeshëm, teksa brenda vitit janë shënuar së paku 5 viktima.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb