Një përleshje me protagonistë tre shqiptarë ka ndodhur mesditën e sotme në Venecia.

Sipas dëshmive, dyshohet se personat e përfshirë në sherrin ku u përdorën edhe armët e ftohta, janë trafikantë droge.

Referuar të dhënave fillestare të Karabienierisë, sherri është zhvilluar përballë një turme kalimtarësh, turistësh dhe banorësh.

Autoritetet italiane kanë sqaruar se fillimisht dy persona kanë sulmuar të tretin, i cili duke tentuar të shpëtonte është hedhur në ujë.

Policia italiane bën me dije se ai është plagosur me thikë dhe është shtruar në spital, por është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë dy personat e tjerë janë arratisur.

Karabinierët mbërritën menjëherë në vendngjarje, të alarmuar nga raportimet e dëshmitarëve të shumtë.

Hetimet mbi ngjarjen janë duke vijuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb