MALI I ZI- Policia e Malit të Zi ka përdorur gaz lotsjellës të shtunën për të shpërndarë qindra protestues anti-qeveritar që ishin mbledhur para ndërtesës së parlamentit malazez në Podgoricë ndërsa mediat lokale, siç shkruan Reuters, kanë raportuar për disa të lënduar lehtë.

Blloku kryesor opozitar malazez, Fronti Demokratik, kanë ngritur tenda para parlamentit 20 ditë më parë dhe po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrin veteran Milo Gjukanoviq dhe formimin e një qeverie të përkohshme deri në zgjedhjet e reja.

Mëngjesin e hershëm të së shtunës, policia hoqi tendat për të hapur rrugën kryesore të qytetit, duke nxitur kështu Frontin Demokratik të thërriste për protesta të mbrëmjes.

Demonstruesit kanë hedhur shishe në drejtim të policisë të cilët u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe rrahën disa persona në rreshtin e parë të turmës, përfshi edhe liderin e njohur opozitar, Nebojsha Medojeviq, ka thënë një dëshmitar për Reutersin.

Policia nuk ka pranuar të komentojë në lidhje me incidentin.

Mali i Zi është kandidat për anëtarësim në BE dhe gjithashtu është në pritje të ftesës për anëtarësim në NATO gjatë këtij viti.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: