GREQI

Një i vdekur dhe shtatë të plagosur është pamja tragjike e një grindjeje të grupi të burgosurish në burgun e Korydallos.
Sipas informacioneve të para, konfrontimi i përgjakshëm u zhvillua në burgun e Korydallos midis të burgosurve me burg konfrontim ky qe përfundoi duke humbur jetën e një personi dhe duke u plagosur shtatë të tjerë.

Të njëjtat burime thonë se përplasja ndodhi në mes shqiptarëve, grekëve, gjeorgjianëve dhe të burgosurve armene.
Megjithatë, kushtet në të cilat filloi konfrontimi ende nuk dihet. Me ambulance u transportuan ne Tzanio 7 te plagosur, njeri prej te cileve është në koma. Ndërkohë mësohet që i burgosuri i vdekur është një grek, i cili e humbi jeten i goditur me thikë.

Greqi
Greqi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: