Në një përleshje në një burg në rajonin Tabasco të Meksikës humbën jetën gjashtë të burgosur dhe u plagosën nëntë të tjerë.

Zyrtarët e policisë njoftuan se gjashtë të burgosur humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën në një përleshje mes dy grupeve kundërshtare në pjesën rrethuese të burgut Villahermosa në Tabasco.

Po ashtu zyrtarët kanë bërë të ditur se pas përleshjes në burg është rivendosur kontrolli.

Në një përleshje të shënuar në muajin maj në burgun e sigurisë së lartë Puente Grande në perëndim të Meksikës po ashtu humbën jetën shtatë të burgosur dhe u plagosën nëntë të tjerë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb