Të paktën 8 persona e kanë humbur jetën ndërsa 7 të tjerë janë plagosur si pasojë e përleshjes mes të burgosurve në burgun ‘Esmeraldas’ në shtetin e Amerikës Jugore, Ekuador.

Sipas lajmeve në mediat e Ekuadorit, dy grupe janë përleshur në një burg, si pasojë e së cilës kanë humbur jetën 8 të burgosur dhe janë plagosur 7 të tjerë.

Zyrtarët theksuan se incidenti ndodhi për shkak se anëtarët e dy grupeve kriminale luftonin për të marrë kontrollin e burgut.

Situata u vu nën kontroll me dërgimin e ekipeve shtesë të policisë në burg.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb