Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë Veriore do të kërkojë ekstradim nga Budapesti për ish-kryeministrin e arratisur, Nikolla Gruevski. Ekstradimi do të kërkohet për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot deklaroi se dosja është përfunduar dhe do t’i dërgohet autoriteteve hungareze.

“Dosja e plotë për 27 prill nga Prokuroria dhe Gjykata ka arritur javën e kaluar. Këto ditë, do të dërgohen në Budapest”, tha ministrja Deskoska.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb