BAGDAD- Mbi 100 civilë u vranë sot gjatë një shpërthimi në një zonë rezidenciale në Mosul, ku trupat irakiane po përleshen me ekstremistët e ISIS. Lajmi është bërë i ditur për mediat nga burime të ushtrisë dhe aktivistësh në terren.

Brigadieri Mohammed al Jabouri, komandant në fushatën e Mosulit, tha se “108 trupa janë gjetur”.
Al Jabouri deklaroi më tej se: “shpërthimi në lagjen al Jadida në Mosul, pranë Mosulit Perëndimor, ishte për shkak të një atentati të përgatitur nga grupi Shteti Islamik”.

Sakaq, shoqata e pavarur “Mosul Eye” deklaron se numri i të vdekurve arrin në 130 persona, përfshirë fëmijët dhe gratë, duke folur për një atentat të dyfishtë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: