KUKËS- Ka shkuar në 14 numri i punonjësve të policisë të plagosur pas përleshjeve me qytetarët në “Rrugën e Kombit”. Të plagosurit janë 12 punonjës të FNSH, një oficer i qarkullimit, si edhe drejtori i policisë së Kukësit Perlat Vatoci.

Ky i fundit është goditur me gurë dhe mjete të forta. Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ora 13:00- Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” me heret se i plagosur ka mbetur edhe Komisar Adem Visha, efektiv i Sektorit të qarkullimit rrugor, i cili po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Po kështu raportohet se janë plagosur me sende të forta 12 policë të FNSH dhe po marrin mjekim.

Protesta kundër taksës së rrugës nisi e qetë paraditen e sotme por më pas u përshkallëzua me dhunë e përleshje mes qytetarëve dhe forcave të policisë.

“BalkanWeb” raportoi edhe më herët se pati të plagosur dhe një ambulancë ka qenë në vendin e ngjarjes.

(d.d/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb