Kryetari i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike, ka folur mes të tjerash mbi sulmin ndaj tij në protestën e 6 dhjetorit.

Berisha u shpreh se sulmi ishte i organizuar nga kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se është një akt i mirëllogaritur për të goditur Partinë Demokratike.

“Në një moment ku zhurma mund të bëhej më e vogël sipas tij, mund ti jepte një goditje fatale opozitës shqiptare.

Ata që mendojnë se më i painteresuari për një kat të tillë ishte Rama. Janë fatkeqë të mashtruar nga ai.
Rama me shëmbëlltyrën e tij psikologjike, ju them s’ka njeri që mund të ishte më i interesuar se ai për atë akt. E organizoi vetë ai.
Nuk ishte atentat ndaj Berishës, përllogaritje diabolike ndaj opozitës shqiptare, hakmarrje e llojit të të atit të vet për opozitën që guxoi të thërrasë protestën ditën e Samitit. Dëshmoi se opozita kishte marrë nga vendimet më të drejta për të thirrur protestën.
Në këtë kontekst, ishte njeriu më i interesuar dhe kishte qëllimet më të qartë me atë akt, por të gjitha të dhënat e mëpasshme dëshmojnë se ishte akt shtetëror i porositur nga Rama dhe i ekzekutuar nga Çuçi i familjes, Ardi Veliu, me një informator që ka emër mbiemër, dhe emër kod.
Çdo njeri që ka ndjekur pas incidentit, konstaton një përpjekje të ethshme për të çliruar kriminelin nga barra e krimit, për ta paraqitur si të sëmurë psiqik, mbi bazën e një dokumenti pa asnjë vlerë ligjore, me vula pa asnjë datë. U dështoi skenari që ta quanin akt islamist se ia hodhm poshtë, se tha një herë më tha një vëlla mysliman, por u detyruan të tërhiqen nga një trillim i tillë banal.
Reuters ishte i pari që publikoi se Berisha u godit nga një protestues. Kjo ishte pjesë e planit. Gerti Shehu, pjesë e policisë.
Unë e kam falur Gerti Shehun por nuk e fal kurrë PD. Rama do të zhdukë PD”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb