Një emigrant shqiptar është përlotur në Pikën Kufitare të Kakavijës teksa priste në radhë për t’u rikthyer në Greqi.

Emigranti tha për mikrofonin e ‘’News24’’ se arsyeja e vetme se pse kishte ardhur në Shqipëri është sepse në atdheun e tij ka nënën.

Më tej ai tha se 5 ditë më parë ka ardhur në Shqipëri dhe nuk priste masa kaq strikte nga pala greke. Si shkak për të është bërë tamponi që ka bllokuar qarkullimin.

‘’Para 5 ditësh erdha dhe nuk kishte informacion dhe nuk prisnim këto masa. Me tamponin kanë bllokuar qarkullimin këtu. Erdha se kam nënën. ‘’- tha emigranti i përlotur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb