SHKODER- Të gjithë e mbajnë mend historinë e Pjetrit nga Shkodra, i cili dy javë më parë u bë protagonist i rubrikës ‘Ka një mesazh’ për ty. Ishte motra e tij, e cila e kishte sjell në studio djalin nga Shkodra, një ish-përdorues droge.

Ky i fundit teksa tregoi historinë e tij tragjike se si iu fut rrugës së vështirë të drogës, tha se tashmë kishte hequr dorë prej saj dhe se donte të gjente një punë. E për këtë të fundit ishte moderatori Ardit Gjebrea ai që i premtoi publikisht se do ta ndihmonte Titin që t’i siguronte një të tillë.

Ka qenë vet Gjebrea ai që ka dhënë lajmin e mirë, ku në një postim në Instagram tregon se i riu është punësuar në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve në Shkodër.

“A thamë që do i gjejmë Titit punë? E pra, Titi filloi punë dhe për këtë falenderoj z. Mark Molla që e punësoi si ndihmës hidraulik në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime të qytetit Shkodër. Ka 1 javë në punë dhe mjeshtrat janë shumë të kënaqur me korrektësinë dhe zellin e tij për të mësuar.#tegjithebashkemundemi!”-ka shkruar moderatori në përshkrimin e fotove ku shihet edhe Pjetri i buzëqeshur.
arditi ok

arditi

familja

titi dhe motra
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: