TIRANË

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni nga foltorja e Kuvendit hodhi kritika të forta në adresë të Presidentit të Republikës, ndërsa tha se ai ka frikë nga reforma në drejtësi.

Sipas tij, kthimi për shqyrtim i projektligjit për Përmbarimin Gjyqësor Privat nuk ka asnjë argument, i cili të tregojë se cilat janë mangësitë e ligjit.

“Nuk jam i surprizuar nga kthimi i projektligjit nga presidenti. Presidenti e ka uzurpuar institucionin.  Presidenti duket se ka frikë nga reforma në drejtësi. argumentet për kthimin e ligjit nuk qëndrojnë”. presidenti ka kthyer dekretim ministrash e ligje. presidenti ka ndërhyrë ne politikat qeveritare. Meta anuloi zgjedhjet pa kompetenca kushtetuese”-tha Hyseni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb