Gjykata administrative e Apelit rrëzoi kërkesën e pëembaruesve gjyqësorë, të cilët kërkonin pezullimin e urdhrit të Ministres së Drejtësisë që ata t’i nënshtrohen procesit të vettingut.

Megjithatë, përballja gjyqësore mes përmbaruesve dhe Etilda Gjonaj do të vijojë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “Balkanweb” se konflikti mes palëve nisi pas nxjerrjes së një urdhri nga Gjonaj, sipas të cilit përmbaruesit do t’i nënshtrohen një filtri kontrolli, thënë ndryshe vettingu.

  • foto galeri

Përmbaruesit e kundërshtuan urdhrin në gjykatë dhe njëherazi kërkuan pezullimin e urdhrit derisa cështja të zgjidhej në themel, por kjo s’u pranua nga Apeli administrativ.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb