Përfunduan ndeshjet e dhjeta kualifikuese të Botërorit “Katar 2022” në Amerikën e Jugut. Brazili fitoi me përmbysje 3-1 ndaj Venezuelës në transfertë. Ishin fillimisht vendasit që e nisën shumë shpejt në avantazh në minutën e 11′ me anë të Ramirez.

Në pjesën e dytë “Seleçao” barazoi me anë të Marquinhos në minutën e 71′, ndërsa përmbysi me Gabriel Barbosën në minutën e 85′ me penallti dhe i vuri kapakun sfidës me Entoni në minutën e 95′. Me këtë fitore Brazili renditet i shkëputur në krye në kuotën e 27 pikëve, ndërsa tabelën e mbyll pikërisht Venezuela duke grumbulluar vetëm 4 pikë.

Argjentina barazoi pa gola ndaj Paraguajit në transfertë, në një takim ku Lionel Messi luajti përgjatë gjithë 90 minutëshit, por pa bërë asgjë më shumë. Me këtë ndalesë, skuadra “Albiceleste” renditet në vendin e 2 në kuotën e 19 pikëve, teksa ende nuk dihet fati i sfidës Brazil-Argjentinë pasi u ndërpre nga autoritetet shëndetësore.

Edhe Uruguaj-Kolumbi  u mbyll pa gola, Ekuadori mposhti në shtëpi 3-0 Bolivinë, ndërsa Peruja mori tri pikë me vlera ndaj Kilit, teksa fitoi 2-0.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb