Një anije është  përmbysur në portin e Edinburg të Skocisë, duke shkaktuar lëndime te pasagjeret. Anija e madhe e ulur në tokë të thatë u hoq nga vendi i saj dhe u përmbys, duke lënduar 33 persona.

Zëdhënësi i Shërbimit të Ambulancës skoceze tha se 21 nga të lënduarit janë transportuar në spitalet lokale, ndërsa 12 të tjerët kanë marrë ndihmë mjekësore por pa u shtruar në spital.

Incidenti ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 8:30 (me orën lokale). Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë anijen, e identifikuar si Anija Kërkimore Petrel, e përkulur anash në një kënd 45 gradë. Anija është e gjatë 76 m dhe me peshë 3000 ton.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb