Një autobus me studentë është përmbysur në Bozova të Turqisë duke i marrë jetën 1 të riu.

Autobuzi mbante nxënës të shkollave të mesme. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë edhe  shoferi dhe 5 studentë të tjerë.

Guvernatori Abdullah Erin, së bashku me Shefin e Policisë Krahinore Selçuk Doğuş dhe Komandantin e Xhandarmërisë së Provincës Gjeneral Brigade Metin Düz, vizituan të plagosurit në Spitalin Shtetëror të Bozovës dhe u takuan me familjet e tyre.

 

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: