TURQI- Nëntë shtetas irakenë mbetën të vdekur dhe 38 të tjerë të plagosur në një aksident rrugor në juglindje të Turqisë. Viktimat dhe të plagosurit ishin udhëtarë në një autobus që u përmbys në krahinën juglindore të Şërrnak, raporton Agjencia e lajmeve “Doğan”.

Aksidenti ndodhi në rrethin Silopi të Şırnak. Autobusi thuhet se mbante turkmenët e Irakut, të cilët kishin ikur nga Iraku i shkatërruar nga lufta në Turqi dhe po ktheheshin në vendin e tyre. Tre nga viktimat ishin fëmijë.

Autobusi, i cili kishte targa të huaja, njoftohet se ra në autostradën Silopi-Habur. Ekipet e shërbimit emergjent u dërguan në zonë dhe udhëtarët e plagosur u dërguan në spitalet shtetërore Silopi dhe Cizre për trajtim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb