Premier League këtë vit duket se do të ketë një nga përballjet më të forta në histori për titullin. Javë pas jave tabela e kryesimit ndryshon për shkak të diferencave të vogla në pikë mes skuadrave.

Së fundi kryesimin e ka rimarrë Manchester United me 40 pikë, dhe e ndjek Manchester City që është rikthyer në lojë për trofeun. ‘Djajtë’ fituan 1-2 ndaj Fulham kurse Manchester City triumfoi 2-0 ndaj Aston Villa.

Nga ana tjetër vendin e dytë Manchester City e ndaj me Leicester, ndërkaq Liverpool mbetet pak mbrapa pasi ka 34 pikë në vendin e katërt.

Nuk mbetet pas as Totenham që ka 33 pikë kurse Everton e West Ham nga 32. Më mbrapa kanë ngelur Chelsea e Arsenal që deri më tani kanë 29 e 27 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb