SHKODER– Aksi rrugor Pukë-Shkodër ka mbetur i bllokuar për disa orë pasditen e sotme, pasi një trajler është përmbysur në Gomsiqe. Si pasojë e këtij aksidenti, është bllokuar qarkullimi i mjeteve të rënda në këtë rrugë.

Mes mjeteve të bllokuara është edhe një autobus me nxënës maturantë, të cilët po udhëtojnë drejt Sarandës për ekskursion.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policisë, dhe po punohet për zhbllokimin e rrugës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb