Një trajler është përmbysur sot paradite në autostradën Tiranë-Durrës, duke shkaktuar trafik në qarkullimin e automjeteve për gjatë gjithë ditës së sotme.

Trajleri është përmbysur shumë pranë Vorës, në Maminas (sic e shihni në foto), dhe policia ka hasur vështirësi në zhvendosjen e tij. Ekspertë analizojnë se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte automjeti si dhe lagështia në rrugë. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima në këtë aksident. Pasoja më e rëndë ka qenë trafiku i rënduar që vijon dhe në këto momente.

Automjetet që kthehen në Tiranë janë bllokuar për orë të tëra dhe po devijojnë në rrugën e vjetër dytësore në Marikaj.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: